Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet një sportist elitar që ruan më së miri gjendjen e tij fizike me synimin për të shmangur sa më gjatë daljen në pension nga futbolli. “Përbërësit” e këtij suksesi nga lojtari aktual i Manchester United gjatë gjithë karrierës së tij përfshijnë një dietë dhe stil jetese të shëndetshme, si dhe rutinat e stërvitjes me regjim para dhe pas stërvitjes. Por mesa duket, jo çdo gjë ta siguron stërvitja.
Përveç mbajtjes së trupit në formë, Ronaldo i është nënshtruar disa herë botoksit për të luftuar rrudhat në fytyrën e tij.
/cloudfront-eu-central-1.images.arcpublishing.com/diarioas/IC6OJXPIOVEDVFCZEIFB2COZJA.jpg)
Mirëpo, së fundmi, sipas gazetës spanjolle, La Razón , futbollisti i është nënshtruar një trajtimi të ri, por në një zonë tjetër, më intime të trupit, organet gjenitale.
Trajtimi thuhet se është thjesht nga pikëpamja estetike, nëpërmjet aplikimit të toksinës botulinum, që të gjithë e njohin si Botox-i dhe synon të rrisë perimetrin e penisit të tij.

Studimet shkencore tregojnë se trashësia e penisit rritet midis 1.0 dhe 2.5 centimetra në perimetër me këtë procedurë, efekti që pritet të zgjasë për të paktën dy vjet dhe më pas Cristiano ka të ngjarë të kthehet në një klinikë për t'iu nënshtruar përsëri këtij trajtimi, nëse rezulton efektive.
Burimi: AS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA