Ilir Meta i ndryshon emrin LSI, e quan Partia e Lirisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.07.2022, 20:55

Ilir Meta duket se pas mbarimit të mandatit të Presidentit, është rifutur përsëri në politikë. Ai ka njoftuar ditën e sotme gjatë fjalës në Konventën Kombëtare të kësaj partie, se LSI që ai themeloi në vitin 2004 nuk do të quhet më ashtu, por Partia e Lirisë. Ndër të tjera ai shtoi se: “Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh”. Gjatë kësaj Konvente Monika kryemadhi deklaroi dorëheqjen e saj nga drejtimi i partisë dhe Ilir Meta u zgjodh drejtues i komitetit organizator të partisë me emër të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit