SKANDAL tek Bougainville në Sarandë/ Tmerrohen për vdekje tre shoqet në hotelin e Gentjan Sulës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.07.2022, 11:52

Deri më tani kemi dëgjuar raste nga më të ndryshmet të harbutërisë së biznesmenëve shqiptarë dhe abuzimin që u bëjnë pushuesve në hotelet e tyre…. Por rasti që do të parashtrojmë sot kalon çdo cak të mundshëm të një hoteli që e konsideron veten me 5 yje dhe ka çmimet më të kripura ndër të gjitha hotelet në qytetin e Sarandës.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim i rëndë nga një pushuese e këtij hoteli. Ajo ka rrëfyer me detaje rastin e frikshëm që i ka ndodhur teksa qëndronte në këtë hotel me mikeshat e saj dhe neglizhencën që ka treguar stafi i hotelit së bashku me administratorin dhe pronarin.

E reja ka shpjeguar se ajo ishte në dhomë me mikeshat e saj kur rreth orës 2 të mesnatës një person i ka trokitur fort në derë duke e kërcënuar në anglisht që të hapte derën. E frikësuar ajo ka telefonuar recepsionin në të gjithë numrat që kishin në dispozicion por askush nuk i ishte përgjigjur.

Vajza thotë se u gjendën në një situatë aq të rënduar psikologjike dhe frike sa ishin gati të hidheshin nga ballkoni nëse policia nuk do u ishte përgjigjur.

Kur rasti u mor vesh nga pronarët e hotelit, vajzave u tha të mos flisnin dhe të shkonin të qetësoheshin në dhomë pasi çështjen e kishte në dorë policia.

Pushuesja nga Kosova denoncon se neglizhenca dhe sjellja e hotelit kundrejt rastit që u ndodhi ishte jashtë çdo perceptimi njerëzor.

Vajza shpjegon se pronar i hotelit është oligarku Gentjan Sula, pronari i Kodrës së Diellit i cili nuk u kërkoi as falje.

Të rejat e kanë kallëzuar rastin në polici dhe kanë insistuar fort që ngjarja të bëhet publike e viral në rrjet në mënyrë që pushuesit e tjerë të jenë në dijeni të trajtimit që u bëhet në këtë hotel.

JOQ Albania ka kërkuar një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen në emailin e këtij hoteli, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka patur një përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit