Denoncon Nard Ndoka: Përshëndetje JOQ! Makinës me targa shqiptare i shkulën targën në Mal të Zi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.07.2022, 09:52

Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ka denoncuar mëngjesin e sotëm një rast të paprecedentë në redaksinë e JOQ Albania. Ai shpjegon se mjetit të një shqiptari i kanë shkulur targën në Petrovac të Malit të Zi.

Nuk dihet nëse autorët e këtij gjesti janë shqiptarë apo malazezë. Ndoka shpjegon se do e ndihmonim shoferin nëse do publikonim rastin pasi ekzistojnë shumë procedura për të denoncuar rastin në shtetin fqinj e për të marrë një targë të re në Shqipëri.

”I kane shkulur targen nje makine me targa Shqiptare, në Mal të Zi, Petrovac. Targen e ka gjetur një shofer Taxi atje dhe ma ka derguar me foto. E ndihmoni shume nese e publikoni, se ka procedura pa fund për ta denoncuara atje dhe per të marre targe të re ketu! +382 69 547654 Nr taksistit, në Petrovac, nese interesohet i zoti i targes.”-shkruan Ndoka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit