Tabela e çmimeve: Jala dhe Palasa plazhet më të shtrenjta në Shqipëri, Velipoja më lirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2022, 23:22

Rritja e çmimeve këtë vit është problematika kryesore e çdo shqiptari i cili planifikon të bëjë ndonjë ditë pushimi në bregdet. Çdo ditë shohim se si biznese të ndryshme abuzojnë me çmimet duke i dyfishuar e trefishuar ato pa marrë fare parasysh ekonominë e shqiptarëve.

JOQ ALBANIA ka denoncuar me dhjetëra herë rritjen skandaloze të çmimeve e cila vlen të thuhet se në jug është më e pranishme se në veri. Por kjo rritje çmimesh e plazheve të jugut është përkthyer edhe me braktisje nga pushuesit shqiptarë dhe të huaj. Veriu i vendit, Velipoja dhe Shëngjini duket se janë vendet e preferuara për pushimet e shqiptarëve pasi janë të mbushur plot me pushues dhe çmimet nuk kanë ndryshuar shumë.

Në jug diferenca e çmimeve nga vitin e kaluar në këtë vit është tepër e madhe dhe Jala e Palasa mbajnë vendin kampion për çmimet stratosferike. Ndërkohë Velipoja ka çmimet më të ulëta si një vit më parë ashtu edhe sivjet.

Në tabelën e mëposhtme të marrë nga “Monitor” mund të shihni diferencën në plazhet kryesore të vendit dhe çmimet që janë për hotel dhe shezllon.

*Çmimet janë të mesatarizuara, nuk përjashtohen rastet mbi apo nën vlerat e caktuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit