Modelja e Playboy hap një faqe në OnlyFans: Do të mbledhë para për të blerë ekipin e zemrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2022, 19:52

Modelja e PLAYBOY Daniella Chavez ka hapur një faqe në OnlyFans për të mbledhur para për të blerë klubin e saj të dashur të futbollit. Chavez, 32 vjeç, ëndërron të marrë drejtimin e ekipit O'Higgins FC në Kili. Modelja ka krijuar një faqe në OnlyFans dhe të gjitha paratë do t’i përdorë për blerjen e ekipit të zemrës. Bukuroshja kiliane është shfaqur tri herë në ballinën e revistës Playboy.

Pas arritjes së famës, ajo ka arritur 16.6 milionë ndjekës në Instagram. Chavez ka treguar se ajo ka fituar tashmë 5 milion dollarë (4.2 milion £) nga shitja e fotove të saj në OnlyFans.

Ylli i Playboy pranoi se arsyeja e vetme që ajo krijoi llogarinë ishte për të mbledhur para për të blerë O'Higgins. Një pjesë e planit të saj është që tifozët e klubit të kontribuojnë në blerjen e ekipit duke u abonuar në llogarinë e saj.

Mësova se O'Higgins është në shitje dhe fillova një fushatë për të mbledhur afro 20 milionë dollarë. Kjo është arsyeja pse unë krijova këtë llogari, me më shumë përmbajtje Playboy në mënyrë që fansat të mund të ndihmojnë në mbledhjen e parave. Do do të shpërndaj edhe “dhurata VIP" për fansat që përhapin faqen time në mediat sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit