Betohet Presidenti i Ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.07.2022, 18:07

Është betuar në Parlament Presidenti i Ri i Shqipërisë Bajram Begaj. Ky i fundit ka mbërritur në paralament me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. Ndërkohë në seancën e betimit të presidentit mungon një pjesë e opozitës.

Bajram Begaj, u zgjodh president, pothuajse vetëm me votat e mazhorancës. Begaj do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, i cili u zgjodh si President i republikës në vitin 2017-të. Ai u zgjodh president i ri i Republikës në datë 4 Qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit