Pak ditë më parë, u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt, ky i fundit, një nga ‘kokat’ e grupit kriminal, i cili është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Vrasja e Brilant Martinajt, e ka prekur Vis Martinajn në pikën nevralgjike, pasi për të 23-vjeçari ishte si vëllai i tij i vogël.
Vetë Vis Martinaj, thuhet se nuk ka qenë në furneralin e Brilantit, por ai ka dërguar në varrin e tij një kurorë.
Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, në kurorën e lënë mbi varrin e Brilantit, shkruhet “Nga Visi”.
Kujtojmë se 23-vjeçari mMartinaj, u vra në mbikalimin e Fushë-Krujës, bashkë me dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.