Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Thumanë. Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur një 30-vjeçar. Burime bëjnë me dije, se i riu ka humbur njërën këmbë.
Një nga dëshmitarët e aksidentit shkruan se përplasja ishte e frikshme.
Gjithashtu, qytetari tregon se 30-vjeçarit i ishte hapur komplet kupa e gjurit.
Ai shkruan:
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.