Gjykata e Sheffield Crown dëgjoi më 22 korrik dëshminë e një shqiptari të identifikuar si Emanuel Marku, 22 vjeç.
Ky i fundit u gjet në papafingo të një prone në Arbourthorne Road, Arbourthorne, Sheffield, ku policia kishte zbuluar 109 bimë kanabisi.
Sipas Prokurorit Nicola Quinney në total ishin 109 bimë dhe gjeti Markun të fshehur në papafingo.
“I pandehuri dha një rrëfim të plotë në intervistën e tij në polici, duke pohuar se ai kishte një borxh të madh në Shqipëri për shkak të lojërave të fatit dhe abuzimit me drogën,”- shtoi Quinney.
Marku tha se familja e tij ishte kërcënuar dhe atij iu ofrua punë ilegalisht në një lavazh në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhin.
"Të pandehurit iu tha se borxhi i tij ishte rritur në 30,000 paund dhe se ai do të fitonte 6,000 paund, që do të zbriteshin nga bilanci i tij i papaguar. I pandehuri pranoi se kjo ishte prodhimi i tij i katërt,"- tha prokuroria.
Marku, nga Arbourthorne Road, në Arbourthorne, Sheffield, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasit B.