Ajo është një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, edhe pse shpesh cilësohet si “nëna e gafave”. Mirëpo në aspektin personal, Rudina Magjistari është tejet e rezervuar duke mos folur rreth bashkëshortit të saj si dhe të bijës. Por së fundmi ajo ka zbuluar pak nga jeta e saj bashkëshortore. Rudina Magjistari ka folur si rrallëherë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Çifti kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë dhe duket se kanë gjetur kiminë e duhur me njëri-tjetrin. Gjatë një interviste për një emision televiziv, Rudina ka treguar se ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi, pavarësisht punëve të shumta.
“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh Rudina.