Drejtori i OSHEE Ardian Çela vjedh shqiptarët tek fatura e dritave/ Qytetari i bën puçin: Erdhi 800 Mijë Lekë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.07.2022, 22:58

Vjedhja që u bëhet familjarëve dhe bizneseve në faturat e energjisë elektrike, është një metodë e vjetër e perfeksionuar ndër vite nga drejtori rilindas i OSHEE Ardian Çela. Ndaj këtij të fundit vijnë dhjetra denoncime çdo ditë për mbifaturime në faturën e dritave dhe vjedhjen haptazi të qytetarëve.

Njëri prej tyre ka vendosur ta provojë me fakte vjedhjen që i bën OSHEE duke instaluar matës të brendshëm për të parë nivelin e kilovatëve të konsumuar. Qytetari shkruan se pas vënies së matësave inteligjentë fatura kapërceu kacafiu.

Nga data 3 maj deri më sot, konsumi që i tregon matësi i brendshëm, qytetarit është shumë më pak se ajo që i kanë faturuar në faturën me vlerë 800 mijë lekë të vjetra.

Qytetari denoncon:

“Kam 7 vite qe ne pikun e konsumit fatura shkonte tek 30 mije te reja plus minus. Ne janar te ketij viti vendosen mates inteligjent dhe fatura ne janar dhe shkurt u be mbi 40 mije te reja. Dhe perseri e pranova deri ne nje momwnt te dyte qe do filloja procedurat e akimit deri me kallezim ne prokurori.

Me date 3 maj kam i staluar mates te brendshem per te pare realisht sa konsum kam! Dmth nga data 3 maj deri sot qe flasim kemi konsumuar 2455 kv energjy sipas matesit. Nderkohe vetem fatura per muajin qershor 80 mije te reja.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit