Matajs De Ligt i bën të gjitha në debutimin e tij me Bayernin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 16:15

Matajs de Ligt ka patur një debutim të çuditshëm me fanellën e Bayernit të Mynihut. Ekipi bavarez ka arritur të fitojë në miqësoren ndaj DC United të me rezultatin tenistik 2-6.

Protagonist kryesor i kësaj sfide ishte pa diskutim blerja e bujshme e merkatos së verës për bavarezët.

Mbrojtësi holandez realizoi golin e 0-4 në minutën e 47′ me anë të një goditjeje të menjëhershme në zonë. Megjithatë, ai ai shënoi edhe një autogol dhe u bë protagonist negativ.

Gjithashtu De Ligt u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71′ me trajnerin Julian Nagelsman që e zëvendësoi në minutën e 74′. Debutimi i tij zgjati vetëm 28 minuta sepse holandezi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit