Përzunë turisten nga plazhi/ Dalin pamjet kur dy ‘biznesmenët’ i thonë turistes të heqë peshqirin nga bregdeti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.07.2022, 15:30

Pak minuta më parë, JOQ ALBANIA publikoi shqetësimin e një turisteje suedeze, e cila tregonte se si ishte përballur me një biznesmen në plazhin e Sarandës.

Në një grup në facebook ajo rrëfente se biznesmeni e kishte terrorizuar dhe e kishte detyruar që të ikte nga plazhi ku ajo kishte hapur peshqirët, pasi atë zonë ai ie kishte marrë 100% me qira.

Së fundmi në redaksinë e JOQ kanë mbërritur pamjet kur dy djemtë (bzinesmenët) i shkojnë turistes suedeze dhe i thonë që të lirojë plazhin.

Qytetari që ka dërguar pamjet u jep të drejtë biznesmenëve, pasi ata e kanë marrë plazhin me qira dhe turistja duhet të paguante lekë për çadra që të rrinte.

Ai shkruan:

joq pershendetje, kur plazhi merret me qira 100% dhe eshte privat klientet duhet te paguajne tarifen e shazllonit dhe jo te ulen me peshqira. Perderisa nje biznes i paguan qirane shtetit, atehere plazhi eshte privat keshtu qe nuk lejohet qe njerezit te ulen pa paguar me peshqira para atyre qe kane paguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit