Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë/ Viktimat ruheshin me armë, në makinë u gjet pistoletë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.07.2022, 15:22

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të 17 korrikut në Fushë Krujë, i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela.

Katër autorë të paidentifikuar vranë me mbi 60 plumba edhe shokët e Martinajt, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sot janë mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen, teksa në makinën e shkrumbuar “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, policia ka gjetur skeletin e një pistolete, që tregon se të rinjtë i druheshin një atentati.

Katër persona ende të paidentifikuar i zunë prinë në mbikalimin e Fushë-Krujës teksa të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi drejt Laçit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit