Shumica e vendeve të Europës e më gjerë në botë janë përfshirë nga një valë thatësire masive si pasojë e temperaturave të larta.
Vala e të nxehtit afrikan që ka kapluar Britaninë e Madhe po zhvendoset drejt Shqipërisë. Një rekord historik prej 40 gradë celsius u shënua në Britani teksa duket se këto temperatura ekstremisht të larta, do prekin edhe Shqipërisë.
Dita e neserme është cilësuar si “qendra e ferrit”, pasi temperaturat do të shënojnë 42 gradë në hije. Kjo valë do të tërhiqet në fillim të gushtit e më pas do të pasohet nga të tjera.