Presidenti Biden tha ditën e sotme se është me kancer, por është e paqartë nëse ka bërë një gafë apo një njoftim jashtëzakonisht të rastësishëm shëndetësor gjatë një fjalimi për ngrohjen globale në Massachusetts.
Biden po përshkruante efektet shëndetësore të emetimeve nga rafineritë e naftës pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Claymont, Delaware.
"Kjo është arsyeja pse unë dhe shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur kemi kancer dhe pse për një kohë më të gjatë, Delaware kishte shkallën më të lartë të kancerit në vend,"-tha Biden.
Presidenti po fliste pranë një ish-centrali me qymyr që po transformohet për të mbështetur fermat me energji të erës në det të hapur.
Biden, 79 vjeç, është presidenti më i vjetër i SHBA-së dhe mprehtësia e tij mendore është shpesh një çështje e hapur për debat publik. Megjithatë, ai thotë se synon të kërkojë një mandat të dytë në vitin 2024, raporton NYPOST.