Çnjerëzore! Qytetarët mbysin macen e zezë në xhamin e dritares së makinës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.07.2022, 14:53

Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është bërë vërtet një fenomen shqetësues. Pothuajse çdo javë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë fenomene të tilla.

Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre e sjelljes jonjerëzore nga qytetarët në mbarë vendin.

Së fundmi një foto tronditëse ka mbërritur në redaksinë tonë. Një mace e zezë është mbytur në xhamin e dritares së një makine. Mesa duket shoferi apo një qytetar tjetër ia ka vënë kokën në xhamin e dritares së makinës dhe e ka mbytur.

Një qytetare, e cila e ka parë shkruan:

Prsh JOQ ,po ju shkruaj per te transmetuar nje mesazh sensibilizimi tek te tjeret,sepse siq shifet ne foto ,disa njerez nuk kane ndergjegje as per nje kafshe te vogel.Eshte per te ardhur keq qe nje njeri te arrije deri ne kete pike.Ju lutem njerez ndergjegjsohuni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit