31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. janë çifti që u përplasën nga gomonia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa po qëndronin në Shezlong.
Vajza mori gërvishtje të lehta, por Agustin Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Ky i fundit kishte marrë 3 ditë pushime për të shijuar disa ditë relaks në plazh me të fejuarën e tij, por drejtuesi i gomones Gjergji Priftuli duke bërë manovra të rrezikshme në det, humbi kontrollin, ra në ujërat e plazhit dhe mjeti pa drejtues përplasi të rinjtë.
Priftuli u arrestua pasi tentoi të ikte nga vendi ngjarjes dhe sot është përballur me drejtësinë.
Por çfarë drejtësie do thoni ju?
Ndonëse Gjergji nuk zbatoi rregullat e drejtimit të gomones dhe rrezikoi jetën e dy të rinjve të dashuruar që po shijonin diellin e nxehtë të Jalës, ai falë gjyqtarit Hektor Sinanaj me prokurore Erida Visocin, do të dënohet me masën arrest shtëpie.
Gjyqtari që shihni në foto mori këtë vendim qesharak, ndonëse i riu Agustin Sefa, 31-vjeç është operuar dy herë pas dëmtimeve që mori nga gomonia e cila pa drejtues kaloi bregun dhe i kapërceu sipër trupit.
Sefa ka marrë dëmtime në organet e brendshme trupore, teksa ndodhet ende në rrezik për jetën.
Sa përket të fejuarës, ajo ka marrë dëmtime të lehta. 31-vjeçari punonte së bashku me dajën e vet për hapjen e puseve, ndërsa ato ditë pushime që iu kthyen në tmerr ishin paguar nga shoku i tij.
Sipas rregullit, drejtuesit e gomones duhet të mbajnë një spango (mjet specifik) i vendosur në dorë dhe i lidhur me çelësin e gomones. Në momentin që drejtuesi bie në det, tërhiqet dhe çelësi dhe fiket gomonia.
Ky rregull nuk ishte zbatuar nga Gjergji Priftuli dhe pas rënies së tij në det, gomonia vazhdoi ecjen me shpejtësi, duke u përplasur me shezlongun në breg ku po pushonte çifti.
Edhe pse shkeli rregullat, gjyqtari Hektor Sinanaj e ka parë të arsyeshme se Priftuli edhe pse me manovrat e tij të rrezikshme për pak do të merrte jetën e dy personave, të vuajë dënimin në arrest shtëpie.
Po kush është gjyqatri Hektor Sinanaj?
Ky i fundit është Gjyqtari i gjykatës së Vlorës i cili në 13/10/2021 mori masën e ndëshkimit vërejtje publike nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas ankimit të ILD -së për pesë vendime të tij për pezullim të urdhrave të ekzekutimit në favor të dy institucioneve financiare.
Hetimi asokohe i iniciuar nga ILD fillimisht përfshinte 9 vendime gjyqësore të dhëna pikërisht nga gjyqtari Hektor Sinanaj.
Nga ana tjetër vetëm 6 vendimmarrje janë brenda afatit 5-vjeçar të parashkrimit për hetimin disiplinor.