Surprizat e merkatos nuk kanë mbaruar, Neymar drejt Manchester Cityt

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 09:02

Prestigjozja “Le Parisien” vjen së fundmi një lajm të bujshëm, duke raportuar se braziliani Neymar i është ofruar Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Në këmbim të tij, Paris SG-ja ka kërkuar shërbimet e mesfushorit të kombëtares portugeze, Bernardo Silva, i cili pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

Vetë klubi parisien mësohet se ia ka komunikuar një fakt të tillë Nejmarit, duke i kërkuar atij të pranojë transferimin te City, natyrisht nëse klubi anglez do të ishte dakord me këtë shkëmbim.

Ky qëndrim i Paris SG-së është i kundërt me atë të trajnerit të ri, Kristof Galtie, i cili e sheh brazilianin si pjesë të rëndësishme të planeve të tij për sezonin e ri.

Vetë Neymar kërkon të përmbushë kontratën e tij me kampionët e Francës që e lidh deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet në Premier League te një klub i madh si Manchester City.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit