Një shtet i pavarur dhe institucionet në mes të kryeqytetit përdorin gjuhën serbe në faturat e tyre. Është kjo ajo çfarë i ka ndodhur një shqiptari të Kosovës në filialin e Raiffeisen Bank në Prishtinë pasi ka paguar një faturë.
I çuditur ai shkruan se banka nuk e kishte në përdorim gjuhën shqipe, por vetëm atë serbe dhe angleze. I habitur dhe i indinjuar në të njëjtën kohë ai e denoncon incidentin e rëndë në redaksinë e JOQ Albania.
Duket se Raiffaisen Bank nuk e ka kuptuar akoma se Kosova është një shtet i pavarur dhe gjuha zyrtare është shqipja! Nëse të punësuarit shtetas serbë në filial e bën normale të faturojnë në gjuhën serbe qytetarë shqiptarë në shenjë provokimi, atëherë ndaj kësaj banke duhet një ndërhyrje dhe reagim i fortë i institucioneve shtetërore mbikqyrëse ndaj bankave private.
Shqiptari i Kosovës denoncon:
“Pershendetje jam nje mergimtar dhe kam ardhur me pushime. Shkova tek Reifeisen bank ne Prishtin te paguaj nje gjobe dhe me beri pershtypje faktura e dhënë nga banka ne gjuhe serbe dhe angleze dhe askund gjuha shqipe. Si ka mundesi kjo . Ku jemi duke jetuar ne . Ju pershendes JOQ”