AUDIO-PËRGJIMI/ Punonjësit e Postës: Drejtoresha Anisa Kaltanji fut në punë njerëzit e Manastirliut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.07.2022, 12:28

Posta Shqiptare, një nga institucionet më të korruptuara të vendit, traditë kjo e pasuar që nga Laert Duraj tek Ervin Bushati e drejtoresha aktuale Anisa Kaltanji.

Prej kohësh është provuar se ky institucion ka shërbyer si lavatriçe e pastrimit të parave të drejtorëve e burim qokash për militantët e partisë e të afërmit e ministrave apo personave me influencë në PS.

Në një audio-përgjim të dalë nga zyrat e Postës Shqiptare, drejtoresha Anisa Kaltanji pranon se ka futur një punonjëse në punë pasi ka punuar në terren me Ogerta Manastirliun.

“Suadën vërtet e kam sjellur unë, por ka punuar në terren dhe është e lidhur drejtpërdrejt me Ogertën”-dëgjohet të thotë ajo në audion e siguruar për JOQ Albania.

Denoncime të pafundme mbushin redaksinë e JOQ Albania çdo ditë nga punonjësit e Postës Shqiptare dhe abuzimet që u bëjnë eprorët në këtë institucion.

Pak ditë më parë në redaksi mbërriti edhe fotoja e një lokali që nëndrejtoresha e Postës Shqiptare në Tiranë Mirela kishte haput brenda ambienteve të Postës dhe detyronte shpërndarësit të bënin kamarierin.

Ditën e sotme, disa punonjës të këtij institucioni denoncojnë se punonjësit e sjellë me mbështetje politike nuk paraqiten asnjë ditë në punë dhe kanë mbrojtjen e drejtoreshës e cila pranon se i ka sjellë në punë partia dhe këta persona nuk preken.

Punonjësi i Postës Shqiptare denoncon:

“Pershendetje Joq Albania ! Jemi katër punonjës të Postës Shqiptare që vuajme cdo ditë në punë prej disa muajsh presion psikologjik të skajeve me të paimagjinueshme nga Drejtoresha e Pergjithshme e Posta Shqiptare Anisa Kaltanji.

Nëse do jetonim në një shtet tjetër ndoshta më të drejtë këta persona monstruoz do dënoheshin në burg. Tek Posta Shqiptare nuk ka rëndësi a punon dhe a shkon cdo ditë në punë, pasi ndotesh nga “miqtë” e Drejtoreshës që nuk shkelin asnjë ditë të bekuar në punë dhe nuk miratohet asnjë masë disiplinore ndaj ktyre personave.

Po ju nis audion e Drejtoreshes ne fjale qe pohon me gojen e saj qe Suaden e ka sjell ajo ne pune dhe ka punuar ne terren me Ogerten( Ogerta Manasterliu) dhe ky person sduhet prekur. (Hyni tek faqja zyrtare e Posta shqiptare dhe konfirmoni zerin e Drejtoreshes )

Ish Drejtoresha e Burimeve per nje tjeter mikeshe te Drejtoreshes nuk i japim dot mase sepse “ ajo ka nje mbiemer”.

Ne durojme cdo dite kercenime, fyerje, presion dhe ofendime madje dhe spiunazh nga kta persona.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit