Vapë e madhe në Britani, derrat lyhen me krem për t’u mbrojtur nga dielli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.07.2022, 02:02

Derrat mbretërorë të Uellsit po lyhen me krem dielli me faktor mbrojtës 50 që ata të mos digjen nga dielli ndërsa temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar rriten edhe më shumë.

Disa pronarë derrash i kanë lyer kafshët e tyre me krem ​​kundër diellit ndërsa disa të tjerë po i mbulojnë me peshqir të ftohtë të lagësht për t'i mbajtur ata të freskët. Një fermer duke folur për mediat tha:

Derrat nuk e lëshojnë nxehtësinë ashtu si kafshët e tjera, kështu që është e vështirë t'i mbash të freskët. Ne vendosim peshqirë të lagur të ftohtë mbi to, por duhet patur kujdes që nxehtësia të mos i thajë peshqirët shumë shpejt në mënyrë që t'i ngrohë përsëri. Pra, ne do t'i mbajmë ato në hije sa më shumë që të jetë e mundur.

Një emergjencë kombëtare është shpallur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të motit të nxehtë.

Udhëtarët janë paralajmëruar të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme dhe disa shkolla u kanë thënë nxënësve të veshin veshje sa më të freskëta. Ndërkohë ditën e sotme u raportuar se fluturimet në aeroportin e Luton janë anuluar pasi pista e avionëve ka nisur të shkrihet për shkak të nxehtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit