Sot është duke dhënë llogari në SPAK, por Ilir Beqaj gjatë kohës kur ka qenë ministër Shëndetësie ka bërë edhe vjedhje të tjera përpos koncensioneve korruptive.
Një nga gjërat që Beqaj i rriti çmimin ka qenë edhe vaksina e tetanozit, e cila jo vetëm nuk jepej më falas në spitale, por iu dha privatit për shitje
Pak vite më parë nga 150 Lekë çmimi i shkoi në 1700 Lekë të reja, e sot shitet me 2500 Lekë në farmacitë e vendit. Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania çmimin e lartë të vaksinës pasi u detyrua ta blinte pasi u ça në një gozhdë.
Ai e ka blerë me çmimin marramendës tek rrjeti i farmacive Orange, pjesë e kompanisë Megapharma të Petrit Vasilit.
