Derbi në merkato, Milani dhe Interi në garë për lojtarin e Barcelonës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.07.2022, 17:08

Mbrojtësi katalanas, Samuel Umtiti nuk bën pjesë në planet e Xavit për sezonin e ri. Mbrojtësi francez ka më hapësirë te Barcelona dhe drejtuesit janë në përpjekje për të bindur se duhet të gjejë një ekip të ri.

Rroga e tij është pengesë dhe se nëse vërtet ka ambicie të luajë, duhet të largohet. Trajneri e ka lënë jashtë grupit për turneun në Majemi dhe lojtari po kërkon ekip të ri.

Së fundmi është parë në Milano dhe shëtitja e tij në Itali mbase ka qëllime të fshehta. Milani dhe Interi janë në kërkim mbrojtësish dhe Umtiti mund të vetofrohet.

Ajo që po i pengon klubet është gjendja e tij alarmante fizike. Ai pothuajse nuk ka luajtur fare në sezonin e fundit dhe së bashku me dëmtimin në gju që e ka shoqëruar prej katër vitesh përbëjnë një pengesë.

Gjithsesi, nuk përjashtohet derbi i radhës në merkato për Milanin dhe Interin...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit