Rënia e E-Albania/ Të sëmurët me kancer s’po marrin ilaçet e kimioterapisë: Jemi në dorë të Zotit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.07.2022, 15:24

Prej gati dy ditësh, portali qeveritar e-albania është sulmuar dhe institucioni përkatës që merret me mirëmbajtjen nuk po bën dot asgjë. Ditën e sotme, ministria e Brendshme njoftoi që shërbimet të mos merren online, por fizikisht, derisa të hapet portali.

Mirëpo, kjo ka nxjerrë një problem tjetër për të sëmurët me kancer. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ ALABNIA, të sëmurët me kancer nuk marrin dot me zbritje ilaçet e kimioterapisë, pasi nuk punon sistemi, dhe atyre po u shtyhet data.

Se si mund t'i shtysh datën e kimioterapisë një të sëmuri me kancer, vetëm zyrtarët e Rilindjes e dinë.

Denoncimi:

JOQ, publikoni pak problemin qe kan njerezit qe jan te semure me kancer, nuk mund te marrim ilacet e kimios se nuk i bejn dot zbritje nga sistemi thone pasi nuk punon e-albania. E kupton cfare absurdi qe eshte i mbajn ilacet ne dollap dhe njerezit te vdesin se nuk punojn sistemet e kryemintriti. Jetojm ne nje vend qe ku duhet te mbajm frymen gjalle vetem me propaganden e ndyre te kesaj qeveria, nderkoh per jetet e njerezve te thjesht dhe hallexhinj duhet te kujdeset vetem zoti. Ishalla e ze kanceri dhe kte KM tone qe te shpetojm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit