Qeparo/ Jorgo Goro i vjedh turistët Greqisë me plehra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.07.2022, 13:54

Era e keqe e plehrave në Qeparo duket se nuk ka mbërritur në hundën e kryebashkiakut Jorgo Goro. Të skandalizuar nga mos-marrja e masave në këtë sezon turistik, plehrat janë lënë në kazane të derdhura në tokë.

Pamjet aspak të këndshme apo higjienike për turistët, po i bëjnë këta të fundit të ikin nga sytë këmbët. Vendi ka marrë një erë të padurueshme shoqëruar edhe nga temperaturat e larta.

Turizmi shqiptar duket se është shumë larg standardeve të vendeve fqinje e jo më të tentojë t’i konkurrojë ato duke u marrë turistë, siç pretendon ministrja.

Qytetari shkruan:

“Nderkohe qe pushuesit vijne per qetesi dhe relaks,hallet e SHQIPERISE nuk kane kurre te sosur! Mbeturinat jane te hedhura ne menyren me te keqe dhe mbajne nje arome teper te pakendshme. Sa here qe na duhet per te zbritur tek plazhi detyrohemi te mbajme frymen per te kaluar🤢 Kjo gje eshte shume e shemtuar ,ndoshta mund te jete nje gje e vogel por ne fund te fundit eshte shume shqetesuese!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit