Brilant Martinaj, kushëriri i Elvis Martinajt/ Dyshohet se vrau policin Xhuliano Prelaj, i shpëtoi papritur akuzës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.07.2022, 17:30

Brilant Martinaj është një nga të rinjtë që u ekzekuatuan mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ai është një emër i njohur për policinë. Martinaj është kushëriri i parë i një prej personave më të kërkuar nga policia, Elvis Martinajt dhe është i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela.

Deri para pak kohësh ai ishte në kërkim nga policia, por papritur akuza për të u rrëzua dhe vrasja iu ngarkua disa personave të tjerë edhe pse pamjet filmike treguan se makina e Martinajt ishte e vetmja që kaloi në atë zonë.

Pasi u lirua nga akuzat ai ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe është parë në disa foto dhe video me reperin Stresin.

Martinaj është pronar i një restoranti në Patok dhe njihet në të gjithë zonën. Gjithashtu, ai është dyshuar edhe si i përfshirë në vrasjen e Xhelal Reçit në Laç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit