Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Maja e Grykave të Hapura” në Valbonë. Mësohet se trupi i viktimës po nxirret nga vendi ku gjetu vdekjen me anë të litarëve dhe barrelës për shkak se terreni është tepër i thepisur. Ndërkohë bëhet e ditur se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.
Turisti serb thuhet se ka humbur jetën për shkak të infarktit. Ende nuk dihet se sa turistë kanë qenë duke eksploruar zonën në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë pasi edhe komunikimi me telefon është tepër i vështirë për shkak të mungesës së valëve.