Përveç misionit të informimit, transparencës, trajtimit të problematikave dhe denoncimeve të qytetarëve, JOQ ALBANIA ka pasur gjithmonë si synim t’u përgjigjet çdo mesazhi të shqiptarëve, për çdo hall që ata kanë.
Në gjithë këto vite në shërbim të qytetarëve, JOQ arriti të krijojë platformën për një nga problemet që raportohet shpesh në redaksinë tonë, atë të sendeve dhe kafshëve të humbura/të gjetura.
Duke filluar nga SOT, sendet e humbura dhe të gjetura mund t'i raportoni vetë në Websiten tonë, përmes një forme dhe një kliku të thjeshtë, mjafton humanizmi që keni brenda vetes.
Kategoria TË HUMBURA do të jetë gjithmonë në websiten tonë, sipër në menu dhe çdo qytetar mund ta gjejë shumë lehtë.
Ky është linku ku duhet të klikoni për të raportuar sendin apo kafshën e gjetur/të humbur: https://tehumbura.joq-albania.com/te-humbura/

DESKTOP

MOBILE
Sapo të klikoni linkun, ju lutem KINI PARASYSH:
-Nëse keni gjetur një send/kafshë duhet të klikoni tek 'RAPORTO GJETJE'. Aty duhet të plotësoni formën që ju kërkohet: titulli, emri, email, përshkrimi dhe më pas ngarkoni foton e sendit/kafshës që keni gjetur.


– Nëse keni humbur një send/kafshë duhet të klikoni tek 'RAPORTO HUMBJE'. Aty duhet të plotësoni formën që ju kërkohet: titulli, emri, email, përshkrimi dhe më pas ngarkoni foton e sendit/kafshës që keni humbur.


Pasi ta publikoni, ju mund ta merrni linkun dhe ta shpërndani kudo që mund të keni akses.

JU LUTEMI nëse keni humbur diçka dhe nuk keni asnjë informacion se ku e keni humbur hidhini një sy sendeve të gjetura, të raportuara nga qytetarët tek ky link : https://tehumbura.joq-albania.com/te-gjetura/

Më poshtë po ju paraqesim formën se si të raportoni një send/kafshë të humbur apo të gjetur përmes telefonit.


Ju falenderojmë dhe shpresojmë t'iu ndihmojmë sa më shumë!