Pandeli Majkos i vjen goja/ Zgërdhihet në sallë kur Av. Altin Goxhaj prezantohet për Avokat Populli

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.07.2022, 18:31

Nëse Pandeli Majkos nuk ia kishit dëgjuar zërin gjithë këto kohë që nga koha kur u miratua prishja e Teatrit Kombëtar, sot çuditërisht i doli zëri.

Nëse e keni të turbullt si episod, ish-ministri i Diasporës qepi gojën në momentin kur zërat kritikë reaguan kundër prishjes së teatrit nga qeveria për të ndërtuar kullat e Shkëlqim Fushës. Në fillim ministri ishte shprehur kundër prishjes por më pas çuditërisht e qepi gojën dhe tha se nuk e dha mendimin e tij pasi kishte bërë operacion në gojë.

Ditën e sotme teksa Avokati Altin Goxhaj prezantoi kandidaturën e tij për Avokat Populli, duket se Majkos i doli zëri. Ai nisi të zgërdhihej në Komisionin e Ligjeve teksa Goxhaj prezantonte paketën e tij.

Avokati premtoi çrrënjosjen e axhendës sorosiane nga Shqipëria nëse zgjidhet Avokat Populli sëbashku me disa pika të tjera kyçe.

Goxhaj u shpreh se Avokati i Popullit duhet të jetë në komisariat kur merr sinjalin e parë, pikërisht ajo çfarë ai ka bërë kur në protesta janë arrestuar qytetarë të pafajshëm nga Policia e Shtetit.

Avokati denoncoi se nga lista me 20 emra, 13 ishin të paligjshëm pasi ka kaluar afati. Për këtë ka bërë një denoncim të gjatë edhe në rrjetet sociale ku shpjegon me detaje shkeljen e ligjit që po bën mazhoranca me kandidatët e vet dhe reduktimin e minutazhit kohor të prezantimit të kandidaturës së tij.

Fjala e Goxhajt:

”Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet Avokati i Popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë.

Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”,-tha ai.

Ndër të tjera Avokati deklaroi luftë të hapur ndaj LGBT në shkollat e Shqipërisë:

“Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”,-tha Goxhaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit