Vrasja në Ferizaj: Reagon Buta, merr një vendim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2022, 21:11

Mesnatën e 28 majit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga shoku i fëmijërisë së tij, Qendrim Januzi, që është vëllai reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.

Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Për këtë ndodhi ka reaguar reperi Buta, përmes një postimi në Instagram duke thënë se shpreh keqardhje dhe në shenjë respekti ndaj familjes Hyseni ka vendosur t’i anulojë të gjitha koncertet.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosë me i anulu të gjitha datat deri me një kohë të pacaktume, Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodh”, ka shkruar Buta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit