Animalistja Jonida Gjoka: Uji ka ndërgjegje, ka memorie! Po t’i them ‘je ndyrësirë’ kthehet në toksinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.07.2022, 12:41

Jonida Gjoka është animalistja shqiptare e cila ditët e fundit është përfolur në rrjet për deklaratat e saj të lidhura me spiritualizmin.

Qartazi Gjoka lidh çdo frymor dhe jo frymor me energjinë dhe sjelljen e për këtë ngjalli polemika pak ditë më parë në media, mbi një shprehje të bujshme.

“T’i preferon të hash një jetë kafshe, që është praktikisht një kushëriri jot, që ne me DNA jemi kaq afër me atë kafshë. Si mund të hamë ne kushëririn tonë?!”-u shpreh ajo.

Në të njëjtën intervistë, animalisja ka folur edhe për ujin. Ajo ka deklaruar se nëse i flasim ujit keq, ai kthehet në toksinë.

”Ky ujë që ne pimë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse unë këtij ujit e marr edhe i flas: ‘Ti je ndyrësirë, ti je i pabesë, unë ty do të vras’… Ky ujë kthehet në toksinë dhe unë marr e pi këtë ujë. Edhe ky ujë kthehet në toksinë se rri për një kohë të gjatë në trupin tim. Po merri foli këtij ujit ti: ‘Të dua, të kam shpirt, të kam zemër”, do t’i shëeojë edhe ato qwliza të vdekura në trupin tënd. Pse? Sepse ne jemi energji”-deklaroi Fjoka ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit