Një burrë është tmerruar pasi sapo ka hapur kapakun e koshit të mbeturinave ka gjetur një gjarpër 1.5 metra të gjatë. Aclas Ighodaro kishte shkuar për të hedhur një qese me mbeturina në koshin në shtëpinë e tij në Wain Drive, Stoke-on-Trent, kur pa gjarpërin.
Ighodaro tha se nuk e kishte idenë se si gjarpri hyri në kosh dhe as familja e tij nuk e besoi derisa u dërgoi fotot. Kur gjarpri u dërgua te një veteriner në Shifnal, Shropshire stafi vuri re një gungë në stomak. Pas rrezeve X u zbulua se vakti i fundit i gjarprit kishte qenë një mi gjigant.