Raketat “Javelin” të Ukrainës shiten në tregun e zi, blerës shqiptarët e Kosovës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2022, 20:13

Ukraina që prej muajit shkurt është në luftë të hapur me Rusinë. Për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, shtete të ndryshme kanë çuar armatime nga më të fuqishmet dhe të rejat në Ukrainë. Por duket se këto armatime nuk po shkojnë dot në frontin e luftës, por në tregun e zi

Në rrjetet sociale së fundmi po qarkullon një video ku disa raketa amerikane “Javelin” shiten në tregun e zi dhe makina ku ngarkohen është me targa shqiptare. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se makina tip “Volkswagen” ka targat shqiptare “AA 851 EE”. Ende nuk dihet nëse këto targa janë të falsifikuara apo të vjedhura në Shqipëri, por edhe nëse ka ndodhur kjo nuk dihet si kanë mbërritur në Ukrainë.

Në rrjetet sociale, shumë përdorues shprehen se raketat “Javelin” po blihen nga shqiptarët e Kosovës në tregun e zi.

“Javelin” është një sistem raketor që ka filluar të përdoret që nga viti 1989 dhe që pritet të përdoret së paku deri në vitin 2050, sipas kompanisë. Ajo kushton rreth 250 mijë dollarë për copë por është në gjendje të hedhë në erë një tank që kushton shumëfish më shtrenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit