Në burg të përjetshëm për vrasje: Kush janë dy vëllezërit që punonin për Elvis Demçen, bosin e drogës në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2022, 19:15

Dy vëllezërit italianë Marco dhe Gabriele Bianchi janë të përfshirë në një hetim droge pasi konsiderohen si bashkëpunëtor të bosit shqiptar të drogës Elvis Demce. Vëllezërit Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte kishin një reputacion të fortë në mjediset kriminale të Romës. Për italianët, shqiptari Elvis Demçe konsiderohet si një nga emrat e rinj dhe më të frikshëm të botës së krimit të Romës.

36-vjeçari shqiptar tani ndodhet në burg për trafik droge. Gjatë hetimeve për arrestimin e tij u zbulua se ai synonye të vriste një prokuror që po e hetonte atë. Në përgjimet e siguruara nga “Sky Ecc” shqiptari Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe sipas përgjimeve flet me një nga shokët e tij, “i njoh këta spiunët e ndyrë’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit