Policë shqiptarë nga Kumanova braktisin punën, shkojnë në Gjermani!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.07.2022, 18:12

Trendi i largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani nuk po ndalet. Mësohet se dy policë shqiptarë të punësuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë kanë braktisur vendet e tyre të punës për të shkuar në Gjermani.

Sipas informacioneve Open-TV, të dy të punësuarit kanë nga afro 20 vite përvojë pune.

Gjithashtu mësojmë se trendi i largimeve do të vazhdojë, pasi edhe një tjetër polic ka aplikuar në ambasadën e Gjermanisë dhe është në pritje të vizës për të marrë rrugën drejtë këtij vendi europian.

Open-TV nga burimet e veta mëson se paralajmërime për largim drejtë Gjermanisë nuk ka vetëm në polici, por edhe në instutucionet tjera.

Deri tani shumë qytetarë nga Kumanova dhe qytetët tjera kanë braktisur Maqedoninë e Veriut për një jetë më të mirë në shtetet europiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit