Një burrë ka gjetur vdekjen tragjike pasi gëlltiti një shishe të tërë Jaegermeister në vetëm dy minuta, ka konfirmuar policia.
I riu nga Afrika e Jugut, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte marrë pjesë në një konkurs pijesh në Limpopo teksa konsumoi 35% alkool.
Gazeta lokale Sowetan Live raporton se burri, i cili besohet të jetë rreth 25-30 vjeç, u rrëzua menjëherë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë ku u shpall i vdekur.
Zëdhënësi i policisë së Limpopo-s, Brig Motlafela Mojapelo tha se incidenti ndodhi në një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba ku u mbajt konkursi për të parë se kush mund të pinte më shpejt një shishe të tërë Jagermeister.
Çmimi për fituesin ishte R200, që është afërsisht 10 £.
Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar më parë kundër sfidave që përfshijnë konsumimin e sasive të mëdha të alkoolit në hapësira të shkurtra kohore.