Pak minuta më parë, policia e Tiranës njoftoi për vdekjen e një 70-vjeçari, i cili ishte aksidentuar në zonën e Komunës së Parisit. Thënë shkurt, ky njoftim erdhi, fill pas sinjalizimit nga JOQ ALBANIA.
JOQ mësoi para njoftimit të policisë se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe i aksidentuari ishte duke ndërruar gomën e makinës, kur është përplasur nga një automjet.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Një dëshmitar në vendngjarje shkruan:
prsh joq ka ndodh nji aksident komuna e parisit rruga tish daija , sot heret rreth ores 7:00 t mgjesit dhe mesa morem vesh personi ne fjal ka nderrruar jet ishte i parkuar me nji makin tip ford fiesta gri ne cep te rruges duke nderruar gomen e makines me kriko nderkoh qe esht perplasur nga nji mjet tjt. ne zone ka dhe shum biznese me kamera sigurie.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.