Pak ditë më parë gjatë seancës parlamentare, ra në sy një deputete e PS e cila kishte thyer kodin e veshjes në Kuvend dhe kishte veshur një fustan tejet të shkurtër që i ekspozonte shalët.
Mësohet se deputetja që theu ligjin duke veshur fustan mbi gju është Enslemvera Zake. Megjithëse mund të mos ia keni dëgjuar ndonjëherë zërin në foltoren e Kuvendit, deputetja socialiste e qarkut të Korçës me siguri ka me çfarë ta kapë vëmendjen përpos fjalës.
E futur vitet e fundit në Kuvend, me gjasë ajo nuk e ka lexuar kodin e veshjes për tej-eskpozimin e ligjvënësve në parlament, teksa me fustanin mini ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Fustanin e hollë e kishte kombinuar me taka të larta sikur po bëhej gati për pasarelë…