Mjeku i njohur Tritan Kalo jep alarmin e pickimit nga mushkonjat: Fusin infeksion në tru

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.07.2022, 07:58

Duke qenë se ndodhemi në mes të sezonit veror dhe tenderat e e qeverisë për dezinfektimin nga mushkonjat kanë dështuar, është mirë të bëjmë kujdes vetë.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë publikisht disa foto të pacientëve të tij të pickuar nga mushkonjat. Ai shkruan se ato na shkaktojnë irritime lokale, qelbëzohen e çojnë infeksion deri në sistemin nervor.

Pickimi nga mushkonjat sjell edhe disa pasoja të tjera, të pasqyruara deri më tani tek fqinjët tanë.

KALO SHKRUAN:

Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetësojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, gjinitë Anopheles eato Tigër të të cilave tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….

Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….

Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit