I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme, gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka thënë se ndihet si varfanjak para politikanëve shqiptarë pavarësisht se ka rrogë të lartë.
Ai ka rrëfyer momentin e takimit me një politikan i cili ishte veshur firmato, me rroba e aksesorë me vlerë marramendëse.
I pyetur nëse i bën përshtypje luksi i shfrenuar i politikanëve shqiptarë, Fevziu u përgjigj se mënyra sa ata shpenzojnë është e habitshme.
“Më bën përshtypje, e kam menduar shpesh. Mënyra se sa shpenzojnë një pjesë e politikanëve është e habitshme. Mjafton të shkosh te dera e parlamentit, të shohësh makinat me të cilat vijnë politikat, çantat që mbajnë, orët që mbajnë. Una jam një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Përveç pagës, kam patur të ardhura nga pronat jo të vogla. Shpeshherë më duket vetja varfanjak para politikës. Shihja një ditë një politikan të rëndësishëm, më thirri në kafe. Kishte një xhaketë 4 mijë euro. Këpucë që bëjnë 6 mijë e ca euro. I pashë një kravatë 250 euro dhe ora diku te 15 mijë euro, këto i njoha unë.”
Fevtiu hodhi pyetjen se si një person që paguhet 1 milion lekë të vjetra të kishte mbante në trupin e tij veshje me vlerë 40 Mijë €.
“Ai njeri kishte në trupin e tij mbi 40 mijë euro. Një njeri që paguhet 1 milion e 200 mijë lek (të vjetra) në muaj, si mund të arrijë këtë mirëqenie?”
Ai ka shtuar se politika ka benefitet e veta dhe politikanët përfitojnë kudo shkojnë.
“Një nga gjërat që kam llogaritur kur më kërkuan të bëhem ministër, rroga që merrja si gazetar ishte pesë herë më shumë se rroga e ministrit…
Politika ka benefitet e veta. Në një restorant që hyjnë, dikush i ofron diçka.. Ky është bonusi që merr për angazhimin në politik. Por nuk mund të jenë njerëz që e përdorin profesionin vetëm për të fituar.
Ka edhe politikanë që nuk e kanë problem lekun. Dashamir Shehi përshembull.”