Falë JOQ, e zonja e zarfit gjen lekët që humbi në “Myslym Shyr”: Zoti ua shpërbleftë të rinjve si Arturi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2022, 22:01

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi rastin e një të riu i cili kishte gjetur një zarf me lekë në rrugë. I riu tha se zarfin e ka gjetur te rruga “Myslym Shyri” dhe kërkoi që i zoti ta kontaktojë për t’i kthyer shumën e parave.

Pa kaluar shumë orë, i riu që gjeti paratë ka arritur të kontaktojë me pronaren e zarfit falë ndërmejtësimit nga stafi ynë. Zonja që kishte humbur zarfi ka treguar se pasi ka mbërritur në shtëpi ka kuptuar se në çantë nuk kishte zarfin e parave. Pavarësisht kërkimeve që bëri ajo nuk arriti ta gjente dot zarfin e parave.

Falë postimit në JOQ ALBANIA ajo arriti të kontaktonte me Arturin, personin që i kishte gjetur zarfin. Ajo shprehet se mes streseve për mbijetesë, shoqëria shqiptare ka ende të rinj zemërmirë si Arturi të rritur siç duhet nga familja dhe shoqëria.

Mesazhi i qytetarit:
Sot, kur u ktheva në shtëpi kuptova se pagën që sapo kisha marrë nga puna nuk e kisha më në çantë. U shqetësova shumë e mu duk sikur padrejtësitë ishin rezervuar vetëm për mua. Kërkova kudo por u ktheva në shtëpi duarbosh. Nuk e dija që kjo ngjarje e hidhur do ishte një lajm i mirë. Një lajm i mirë se djem si Arturi që e kishte gjetur zarfin, e ishte i vendosur t’i gjente të zotin, ekzistojnë akoma. Midis streseve të mbijetesës, jeta të kujton se ka akoma shpresë falë këtyre të rinjve zemërmirë të rritur siç duhet nga familja dhe shoqëria. E falenderoj nga zemra Arturin, si dhe ju, J.O.Q që më zbukuruat ditën (dhe muajin). Zoti jua shpërbleftë me mirësi ju dhe të gjithe djemve dhe vajzave si Arturi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit