“Ku je, hajde takohemi”, dalin mesazhet e shqiptarëve para masakrës në mes të Athinës për drogën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2022, 18:39

Mediat greke kanë arritur të zbulojnë mesazhet e shkëmbyera nga grupet mafioze shqiptare para përplasjes me armë që rezultoi në vrasjen e 3 personave në Kato Patisia. Mesazhet janë shkëmbyer pak para masakrës në Kato Patisia nga dy persona me origjinë shqiptare, të cilët të shtunën e kaluar kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me armë në dorë. Njëri prej tyre, 48 vjeç, arriti të plagosë dy policë para se të vritej prej tyre në rrugë.

Mesazhet e publikuara nga mediat greke janë mes dy ish-partnerëve të një bande të trafikut kokaine, të cilët pak ditë para sherrit të përgjakshëm, kishin lënë takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar me një sasi kokaine. Mëngjesin e së shtunës së kaluar, pak orë para se të fillonte sherri në rrugën Kourtidou në Patisia, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar , Gëzim.A kishte Athinë .

Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej:

Të kërkoj, ku je?

Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte:

Ja ku jam, nuk po fshihem. Nuk të shoh askund.

Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.

Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.

Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga partnerja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke, ndërsa Gezim,A shkoi i shoqëruar me dy makina tjera, një ” Audi” dhe një “Toyota”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit