Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e shtunë, data 9 korrik në Sukth. 64 vjeçari Shaban Ceni humbi jetën teksa grumbullonte mbetjet në kampin e Muxhahedinëve në zonën e Manzës.
Ndonëse ngjarja ka dy ditë që ka ndodhur, policia nuk bëri asnjë njoftim për tragjedinë, deri sot kur u bë publike nga mediat.
Mësohet se shkak për humbjen e jetës është bërë një defekt në makineri të cilin viktima ka dashur ta riparojë, por më pas lëvizja e gabuar e levës e ka tërhequr brenda në makineri dhe i ka marrë jetën.
Skandaloze është edhe fakti që një tragjedi e tillë u njoftua nga policia vetëm ditën e sotme, pasi i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.