Pasuri me paratë e popullit mbi 4 MILIARD Lekë, reagon Valter Begaj: Jam oligark pabuks

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.07.2022, 19:46

Pas artikullit të detajuar të JOQ Albania ku u pasqyruan me fakte favorizimet që Evis Berberi i ka bërë Valter Begajt, personit të cilit i kaloi në emrin e tij kompaninë “DAAM shpk”, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Duke qenë se në artikull hidheshin një sërë akuazh të faktuara publikisht, se si Begaj në shumicën e rasteve të përfitimit të parave të shqiptarëve ishte në shkelje me ligjin dhe qartaz i favorizuar nga institucionet shtetërore shqiptare, për këtë çuditërisht nuk pati asnjë reagim.

Asnjë fjali sqaruese nuk pati as për lidhjet me drejtorin e ARRSH Evis Berberi, i cili i dha 800 MLN LEKE pa TVSH me shkelje brenda një jave për mirëmbajtje, as për këtë nuk pati një reagim.

Çuditërisht as një fjali sqaruese për denoncimet e mbërritura në JOQ, nga persona që i njohin mirë se si Begaj mori licencën për Auditimin e Energjisë nga Evis Berberi, miku i tij i cili i kaloi kompaninë e vet në emër të Begajt pasi u emërua drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë.

Begaj në reagimin e tij thotë se është kompani me letra të rregullta dhe jo fantazmë, ndërkohë ajo për çfarë akuzohet në artikull është se ka përfituar paratë publike falë lidhes që ka me drejtorin e ARRSH dhe kësaj i shtohet edhe mosbarazia në konkurrencën e prokurimeve publike me dokumente e fakte publikë.

Megjithatë, nuk është se pritej një reagim publik i ndershëm nga Begaj duke qenë stili i shmangies së dhënies së llogarisë me të rënit rrotull thelbin e akuzave, është po aq i vjetër sa partia në pushtet…

Por pavarësisht kësaj, Miku i Evis Berberit thotë se nëse ai quhet oligark, atëherë oligarkët qenkan pabuksa…

“Nese jane si une qenka keq puna. Qenkan pabuksa oligarket”,-thotë ai.

Por me një hulumtim të thjeshtë shihet se oligarku pabuks Valter Begaj ka përfituar nga Buxheti i Shtetit pra paratë e shqiptarëve, tendera jo vetëm nga ARRSH, por në Shëndetësi, FSHZH mbi 300 MLN Lekë, nga Ndërmarrjet Publike mbi 200 MLN LEKË, e vetëm nga pushteti lokal mbi 1.3 MLD Lekë pa TVSH i vetëm, plus mbi 1.3 MLD Lekë pa TVSH me kompani të tjera në bashkëpunim.

Nga Thesari i Shtetit vetëm për vitin 2019 e deri më tani kishte transaksione të kaluara në vlerën e mbi 3.3 MLD Lekëve.

Duket se zoti Begaj vuan nga të pasurit komplekse me veten dhe megjithëse me kaq shumë para të popullit të përfituara në shkelje e me ndihmë të drejtorit Berberi, nuk e quan veten oligark, por pabuks.

PËRFITIMET E BEGAJT NGA BUXHETI I SHTETIT MUND T’I LEXONI FARE QARTË NË KËTË UDHËZIM:

NET-GROUP TENDERA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit