Sekti i Rilindjes… një grup i ngushtë njerëzish me interesa të njëjta partiake, të lidhur nga motive të ndërsjellta që konsisojnë në bërjen e ndereve kundrejt njëri-tjetrit kryesisht monetare, por vetëm me paratë e popullit.
Ministria e Sipërmarrjes e drejtuar nga Edona Bilali ka nisur të shpërndajë taksat e qytetarëve për ato që i quan start-upe, për sipërmarrësit e rinj pavarësisht se këta persona mund të quhen me plot gojën biznesmenë pasi kanë në pronësi disa biznese.
Një prej emrave që ra më shumë në sy në listën e granteve financiare me vlerë 100 MLN Lekë është një kuzhinier i quajtur Bleri Dervishi.
Biznesmeni ka një restorant tejet të frekuentuar pastash tek Liqeni i Thatë ku rezulton bashkëpronar. Ai e ka marrë grantin prej 100 MLN Lekësh si subjekt fizik me objekt veprimtarie: “Konsulencë për restorante, konsulencë në fushën e turizmit, projekte gastronomie dhe turizëm kulturor.”
Dervishi ka lidhje të forta me Rilindjen pasi është kuzhinier edhe në resorantin e Ilir Beqajt tek Kalaja e Tiranës i quajtur “Gzona”, për të cilin thotë se është bashkë-themelues, por në QKB emri i tij si zotërues i restorantit të Beqajt nuk figuron gjëkundi. Dervishi ka punuar po ashtu kuzhinier edhe tek Rozafa e Gjergj Lucës dhe është admirues i flaktë i Erion Veliajt e Edi Ramës.
Ministrja e Sipërmarrjes duket se nuk e bën dot dallimin mes sipërmarrësve dhe biznesmenëve, por një gjë është e sigurt, motivi i fortë për t’i dhënë kuzhinierit me biznes privat 100 MLN Lekë ka lobuar fort shefi Ilir Beqaj.
Skemë e vjetër e Rilindjes kamuflimi i parave të popullit në emër të kuzhinierëve. Rikujtojmë këtu Alfio Rrotanin me Tan Agollin, i cili u dërgua në SPAK për dhënien e një tenderi të majmë, pas denoncimit të JOQ ALBANIA.