Efektivi u vetëvra me armën e shërbimit/ 54-vjeçari ishte i divorcuar, jetonte me qira i vetëm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.07.2022, 00:56

Eduart Beqiraj, është efektivi i policisë, i cili u vetëvra me armën e shërbimit mbrëmjen e sotme në Delvinë. Ai ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në komisariatin e qytetit. Mësohet se Beqiraj jetonte i vetëm në një shtëpi me qira dhe ishte i divorcuar.

Problemet familjare dyshohet se e kanë shtyrë efektivin e policisë të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit