Një qytetare ka denoncuar në JOQ ALBANIA se ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo thotë se ka kërkuar të blejë një telefon të fundit dhe ka vendosur që të marrë Iphone 13, mirëpo nuk ka gjetur vendin e duhur për ta blerë.
Vajza, e re në moshë, është mashtruar dhe ka blerë 800 mijë lekë të vjetra një Iphone kinez dhe shumë difektoz.
Telefoni ka filluar të shfaqë probleme, pak kohë pas përdorimit. Për t;u ankuar është e pamundur, pasi telefonin e ka porositur në një faqe Facebok-u dhe ata nuk i përgjigjën. Gjithashtu nuk hapin as telefonin.
Vajza denoncon:
Pershendetje JOQ! Bleva tel 800 mije leke dhe është i prishur. Zotëria nuk e hap më tel. Nuk punon fare touch-i, çakordohet fare. Ky sështë as origjinal, është kinez.
Në një reagim për JOQ ALBANIA, personi që ka shitur telefonin thotë se ia ka shpjeguar vajzës çdo gjë dhe se telefoni ka kushtuar vetëm 210 mijë lekë dhe jo 800. Për këtë ai ka dërguar edhe mesazhet.
Reagimi:
Kam te gjitha bisedat e vajzes ne fjal qe ka bler telefonin dhe i esht sqaruar cdo gje per telefonin biles i kam then prit pergjigjen time per ndrres telefoni dhe ajo ka vazhduar me presione ne polici nderkoh kam qen duke i dhen zgjidhje , plus telefoni i esht shitur 170€ ose 210 mij lek shqiptare jo 800 mij lek sic thot zonja e nderuar , me posht do te coj te gjitha bisedat me zonjen ne fjal Kaltrina Pera qe tregon vleren e telefonit sa esht shitur dhe sqarimin qe i kam ber , dhe duke qen se ajo e ka demtuar vet tacin i kam then qe do ja riparoj pa kosto telefonin vetem duhet te presi 1 jav per furnizim te pjeseve elektronike qe duhen per ta riparuar. Duken qart bisedat per sqarimin qe i kam dhen dhe vleren e telefonit real jo ne mashtrime qe ka permendur vajza , ne foto esht dhe nje faqe me emrin locito loco ka qen nje adres fake qe njeh personin K.Pera qe ja kam sqaruar duhet te presi 1 jav per pjeset qe ajo ka demtuar ne kte rast tacin e demtuar pasi e ka mar te ri ne kuti te rregullt.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.