Mand Lilo (kunati i Xhafajt) bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës! Ngre 8 kate pa leje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.07.2022, 15:56

Të gjithëve na ka rënë në sy kulla në hyrje të rrugës së Kavajës e quajtur “The Eyes of Tirana”. Kulla “Sytë e Tiranës” në pronësi të biznesmenit dhe njëkohësisht kunatit të Fatmir Xhafës, Armand Lilos.

Ky i fundit me kompaninë e tij “Arlis Ndërtim” është një prej biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, përfitues i shumë tenderave bashkiakë nga Erion Veliaj me të cilin së bashku me Xhafën kanë kompleksin “Square 21” me kulla të larta. Për t’u marrë tokën banorëve Veliaj bëri luftë të madhe aso kohe dhe shoi protestat me grupet e tij të organizatave politike.

Sot, Lilo, person me precedentë penalë e padyshim njëri prej atyre për të cilin qeveria ka bërë gati ligjin e amnistisë fiskale, i ka shtuar kullës së tij 8 kate pa leje (7 lart+1 nëntokë), teksa asnjë prej institucioneve nuk dënjon të ngrejë sytë lart për të parë.

Kulla supozohej të kishte 24 kate mbi tokë e 3 kate nëntokë, ndërsa me shtesën e re ka gërvishtur qiellin e Tiranës pasi ka shkuar 31 kate mbi tokë e me 4 kate nën tokë.

Rama refuzoi të merrte raporte nga Drejtoria e Pastrimit të Parave para se ai vetë të jepte leje për ndërtimin e saj. Çdo institucion e di që kulla me vlerë 250 MLN € po ndërtohet me para droge, ndërsa në dijeni të kateve pa leje janë IKMT dhe SHISH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit